Erion Hoxhallari shënon golin e parë në Rumani në ndeshjen vendimtare

Erion Hoxhallari ka lënë sot për herë të parë shenjën e tij në portën kundërshtare në një ndeshje të kampionatit rumun.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën në ndeshjen e rëndësishme që skuadra e UTA Arad ka luajtur ndaj Mioveni në transfertë.

UTA është në kërkim të pikëve pasi është në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe po tenton që të qëndrojë përsëri në elitën e futbollit rumun.

Në minutën e 63-të të sfidës, pas një goditje nga këndi, Hoxhallari përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit kundërshtar për të çuar topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë.

Në radhët e UTA Arad aktivizohet edhe ish-kapiteni tjetër i Tiranës, Idi Batha, si dhe ish-futbollisti i Kastriotit, Roxher, i cili ishte ai që dha asistin për golin e Hoxhallarit.