Andi Bushati: Kuptohet lehtë tani pse i përdorën ata të ‘vulës’ për të lënë opozitën reale pa komisionerë
Ndërkohë që procesi zgjedhor po shfaq probleme të shumta, Enkelejd Alibeaj jo vetëm që nuk gjeti komisionerë, por edhe ata që kishte paraqitur, nuk u paraqitën në disa qendra.
Sipas gazetarit Andi Bushati, tani kuptohet lehtë se përse u përdor Alibeaj nga Edi Rama për të lënë opozitën pa komisionerë.
“Kuptohet lehtë tani se pse i përdoren ata të vulës për ta lënë opozitën reale pa komisionerë.
Se "rastësisht" s'do punonte as identifikimi biometrik.
Pra o burra... votoni sa herë të mundeni”, shkruan ai.
Pajisjet e identifikimit elektronik kanë shfaqur probleme në një përqindje të lartë.
Ndërkohë edhe boja e gishtit fshihet me një lehtësi të pabesueshme.