Denoncimi i gazetares së Euronews/ Prova live, ja si fshihet boja menjëherë

Pas problemeve të shumta me pajisjet e identifikimit, një tjetër shqetësim që e kanë ngritur shumë qytetarë është ai se boja në gisht fshihet menjëherë.

Edhe gazetarja e Euronews, Erla Mëhilli e ka provuar live të fshijë bojën.

Ka mjaftuar një letër e lagur dhe boja është fshirë menjëherë.

Gazetarja thotë se ky është një tjetër skandal në këto zgjedhje të ngarkuara me akuza të rënda.