Zgjedhjet lokale në Shkodër, Jozefina Topalli voton bashkë me vajzën dhe bashkëshortin

Ish nënkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka votuar ditën e sotme në Shkodër e shoqëruar nga bashëshorti dhe vajza e tyre, Megi Topalli.

Ajo u shpreh se janë tre arsyet pse voton sot bashkë me familjen e saj, pluralizmi, cinizmi i pushtetit qendror dhe një mënyrë për t’i thënë jo braktisjes së vendit.

“Tre janë arsyet për të cilat votoj bashkë me familjen. E para është se është një votë për pluralizmin. E dyta është sepse kjo është edhe një votë kundër cinizmit të pushtetit qendror që ka sjellë zero investime në qytetin e Shkodrës. Është edhe një votë për t’i thënë stop braktisjes së vendit tonë”, deklaroi ajo.