Nuk funksionojnë 533 Pajisje të Identifikimit Elektronik, KQZ: S’kemi informacione se çfarë kanë
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, dha një deklaratë për mediat lidhur me problemin e mosfunksionimit të Pajisjeve Elektronike të Identifikimit të votuesve në vend. Celibashi tha se nuk kanë informacion në sistem për 533 pajisje të tilla.
“Janë 206 qendra votimi, sipas informacioneve në kohë reale, ku në këto 205 qendra, pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrë në kohë reale informacion prej tyre.
Ndërkohë janë 533 qendra votimi, për të cilat nuk kemi informacion, që do të thotë se ose nuk funksion ose funksionon pjesërisht ose plotësisht dhe këtë të dhënë nuk e kemi nëpërmjet sistemit.
Jemi duke komunikuar si me aparaturat dhe me anëtarët e komisionit për të ditur nëse procesi i identifikimit është duke u zhvilluar nëpërmjet PEI apo normalisht.
Tani janë 532 pajisje, se informacioni po përditësohet në kohë reale, për të cilat presupozohet në rastin më të keq, që identifikimi nuk po bëhet nëpërmjet pajisjes elektronike të identifikimit.
E dimë rëndësinë e kësaj problematike, kjo është situata. Jemi përpjekur të korrigjojmë sa ka qenë e mundur në kohë për të ndryshuar situatën,. Por kjo është situata dhe gjithsecili jep interpretimin e vet për peshën e këtij problemi dhe sa mund të konsiderohet problematike
Kodi zgjedhor dhe aktet përkatëse i kanë parashikuar situata të tillë në situata të tillë kur implementohet një pajisje elektronike është parashikuar që duhet të pritet një farë kohë me probabilitetin që situata të rregullohet.
Duke vlerësuar që në vlerësim të situatës dhe problematikës të marrë nga teknika kemi vlerësuar që për të mos penguar procesin e identifikimit, urdhëruam që procesi i identifikimit të votuesve të bëhet me mënyrën tradicionale, sepse në aspektin teknik nuk kishim asnjë mundësi më shumë.
Flas për 531 qendra votimi në këtë moment, që mund të lidhet me mungesën e operatorëve, me mungesën e njohurive të disa operatorëve dhe tjetra me funksionalitetin e pajisje selektronike të identifikimit".