Klubi i njohur italian bie në Serie C, Nainggolan nuk e shpëton dot

Krahas Beneventos, edhe Spali ra matematikisht në Serinë C, teksa u mposht në javën e parafundit nga Parma në shtëpi me rezultatin minimal 0-1.

Edhe firma me një mesfushor si Radja Nainggolan në fillim të vitit, nuk e ndihmoi Spalin të mbijetojë në Serinë B, teksa tifozët reaguan ashpër në përfundim të sfidës me Parmën.

Ata hodhën tymuese dhe një lumë sharjesh ndaj skuadrës, që investoi në emra si De Rossi e Oddo për pankinën, por edhe Nainggolan e Rossi në fushë, megjithatë sërish nuk mbijetoi dot në Serinë B.