Ndihmësit të Mourinhos i thyejnë dyert e makinës
Ndihmësi i Jose Mourinhos, Salvatore Foti, pati një situatë të hidhur pas fitores së Romës në gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Bayer Leverkusen.
Dikush ia kishte thyer dyert e veturës së tij, raportojnë mediat italiane.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës të së enjtes pas ndeshjes dhe ai ka zbuluar se automjetit i ishin hequr dy dyer.
Nuk është ende e qartë nëse personat e paidentifikuar deri tani e dinin veturën e kujt po shkatërronin, por ata me siguri bënë shumë dëme, duke marrë derën e përparme dhe të pasme nga ana e shoferit.
Foti ishte detyruar ta shikonte fitoren 1-0 ndaj Bayer Leverkusenit nga tribuna në “Stadio Olimpico”, teksa ishte i dënuar nga UEFA për tre ndeshje.
Kjo iu imponua për përplasjen e tij me Santiago Gimenez gjatë çerekfinales së Ligës së Evropës kundër Feyenoord, ku ai dukej se e shtyu dhe ndoshta edhe e goditi lojtarin.