'60% e tyre nuk punojnë', probleme me pajisjet elektronike në Dibër

Në Qarkun e Dibrës raportohet për probleme me pajisjet e leximit elektronik të kartave të identitetit.

Kryetari i KZAZ 19 Dibër, Mirjan Kaloshi, pohon se mbi 60% e pajisjeve në 99 qendra votimi nuk punojnë.

Tashmë, pritet vendimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të filluar manualisht.