Ultrasit e Milanit do të rrethojnë sot qendrën stërvitore, ‘Milanelo’ 'pushtohet' në orën 12:00

Fundi i ndeshjes mes Milanit dhe Spezias pa të zhvillohej një skenë e pazakontë për kuqezinjtë.

Të mundur 2-0, lojtarët, por edhe stafi me në krye trajnerin Pioli, shkuan para tribunës së ultrasve të tyre dhe në heshtje, dëgjuan “leksion” nga një prej kapoultrasve.

Askush nuk ndihej përveç ultrasit i cili foli në emër të të gjithë shokëve të tij.

Mediat italiane raportojnë se më shumë se një kritikë e hapur, ajo ishte një nxitje për të bërë më shumë, pasi ekipi po lëshonte pikërisht në momentin kritik të sezonit.

Ultrasit nuk kanë kontestuar ekipin, por i kanë bërë të qartë se do i mbështetnin.

Dhe sinjali i radhës ishte ai i thirrjes për grumbullim të të gjithë tifozëve në qendrën stërvitore të “Milanelos”.

Milani kthehet që sot në stërvitje pasi duhet të përgatitë ndeshjen e të martës ndaj Interit dhe ultrasit duan që të jenë pranë ekipit.

Ndaj sot në orën 12:00 do të ketë “rrethim” të “Milanelos” me dëshirën për të mbështetur skuadrën në këtë moment të vështirë, duke shpresuar që të martën të vijë një rezultat i madh.

Nëse nuk do të ndodhë kthesa, pas të martës, situata mund të ndryshojë.