", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/14/auto_Screenshot_11684046496.jpg", "width": 900, "height": 476 } }

Zelensky mbërrin në Berlin

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Berlin në orët e para të mëngjesit.

“Tashmë në Berlin. Armët. Paketa e fuqishme. Mbrojtja ajrore. Rindërtimi. BE. NATO. Siguria”, tha ai në një mesazh në Twitter.

Presidenti ukrainas pritet të takohet me presidentin federal Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarin Olaf Solz. Në mbrëmje ai pritet të marrë në emër të popullit ukrainas çmimin “Karli i Madh” në Aachen, ndoshta personalisht.

Mbrëmë, Ministria e Jashtme gjermane njoftoi përmes Tëitter-it se Gjermania po përgatit paketën më të madhe të mbështetjes ndonjëherë për Ukrainën: ajo përfshin municione, sisteme të mbrojtjes ajrore, tanke dhe mbështetje ushtarake me vlerë më shumë se 2.7 miliardë euro.