VIDEO/ Votim dhe numërim elektronik në tri bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë

Në tri bashki të vendit, Elbasan, Kamëz dhe Vorë, sot më datë 14 maj, do të zhvillohet votim dhe numërim elektronik për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Në këto 3 bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë janë gjithsej 401 Qendra Votimi dhe numri i zgjedhësve është 310.846.

Duke shtuar 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, për zgjedhjet e datës 14 maj 2023 do të prodhohen gjithsej 316.850 fletë votimi.

Si veprohet për votimin elektonik.

KQZ ka publikuar mënyrën se si do të veprohet nga të  gjithë zgjedhësit e Bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë që do të votojnë në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 në mënyrë elektronike.