Njeriu që merr tenderat e Edi Ramës, arrestohet Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt

Policia e Fierit ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme biznesmenin Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, kandidati i Enkelejd Alibeajt në Mallakastër.

Fillimisht u raportua se Kapllanaj po blinte vota për llogari të vëllait të tij, por më pas blutë njoftuan se arrestimi i tij është bërë në flagrancë pas një sherri mes disa personave.   

Ngjarja ka ndodhur në një aks rrugor në afërsi të zonës së Fratarit në Mallakaster. 

Nga policia janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, ndërsa pritet zbardhja e rrethanave të ngjarjes.

Shkëlqim Kapllanaj njihet si biznesni i preferuar i Edi Ramës pasi ka marrë nga ai tendera me vlerë miliona euro në vepra infrastrukturore dhe te lagjja "5 maji" në Tiranë.