Kush ishte ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë që u ekzekutua sot

Një atentat mafioz i ndodhur në Sukth të Durrësit i mori jetën mesditën e sotme, Ervin Dalipajt dhe Xhino Dautajt. I pari është një personazh i njohur, sepse kishte arrestuar edhe babain e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm.

Ervin Dalipaj ka mbajtur postin e Shefit Kundër Krimit Ekonomik në Tiranë deri në tetor të vitit 2013, kur u pezullua nga detyra me urdhër të ish-ministrit Tahiri, pasi sipas tij ai nuk e kishte kryer detyrën gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” për bllokimin e lojërave të fatit.

Ky i fundit akuzohet se ka bashkëpunuar me pronarët për t’i fshehur policisë makineritë e lojërave të fatit.

Dalipaj dhe shefi i krimit të Korçës ishin dy prej 12 shefave të qarqeve që dekonspiruan këtë aksion. Ai gjithashtu akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar të vitit 2016.