VIDEO/ Ja pamjet e para nga ekzekutimi mafioz në Sukth të Durrësit

Këto janë pamjet e para që vijnë nga ekzekutimi mafioz në Sukth të Durrësit.

Ndërkaq policia e Durrësit thotë se rreth orës 13: 55, në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi i Sukthit" janë vrarë me armë zjarri, shtetasit Ervin Dalipaj dhe Xhino Dauti.

Viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip Audi.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.