Punonjësi i OST kërcënon çiftin e moshuar në Mat: Ju bëjmë copë-copë nëse nuk votoni Agron Malajn

Nuk ndalen shantazhet dhe presionet nga njerëzit me pushtet ndaj qytetarëve të pambrojtur, duke i shantazhuar në përpjekje për t'iu rrëmbyer votën. 

Denoncimi i radhës vjen nga Mati aty ku punonjësi i OST, Sajmir Hysa së bashku me një person tjetër të quajtur Ferit Neziri kanë kërcënuar 80-vjeçarin Arif Këputa në fshatin Bruç, Njësia Administrative Rukaj.

Vetë i moshuari pranon se është kërcënuar nga personat e lartpërmendur. 

"Nëse nuk votoni Agron Malajn do t'ju bëjmë copë copë", i janë drejtuar 80-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij dy kërcënuesit. 

Denoncimi me video ku i moshuari pranon kërcënimin nga njerëzit e Agron Malajt: