Ndodh në Premier Ligë, tifozi i zemëruar shkon në pankinë dhe sulmon trajnerin

Trajneri i Newcastl, Eddie Howe, u përballë me një situatë të pakëndshme në ndeshjen ndaj Leeds United.

Një tifoz i ekipit vendas e kapi në mënyrë të papritur dhe e sulmoi teknikun.

Menjëherë ndërhynë rojet e sigurisë duke e larguar tifozin e zemëruar.

I pyetur për incidentin pas ndeshjes, Howe tha për “BT Sport”: “Ishte një surprizë e vërtetë. Isha i përqendruar në lojë dhe kjo është gjëja e fundit që prisja të ndodhte”.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2, teksa Newcastle renditet në vendin e 3-të me 66 pikë, ndërsa Leeds në vendin e 18-të me 31 pikë.