Një ditë para zgjedhjeve, ushtria merr në mbrojtje ambasadat dhe institucionet

Ushtria e Shqipërisë ka marrë në mbrojtje pasditen e sotme të gjitha ambasadat dhe institucionet në vendin tonë, një ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Këto masa vijnë vetëm pak orë para zgjedhje lokale për të shmangur ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.

Kujtojmë se procesi i votimit, ditën e nesërme do të zgjas 12 orë, ku votat e para do të hidhen në kuti në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.