Zelensky mbërrin në Romë

"Italia mirëpret presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ne ripërtërijmë angazhimin tonë përkrah popullit ukrainas, në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë". 

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.

Zelensky u shoqërua nga aeroporti në Hotel Parco dei Principi në Romë.

 Zona Pinciano Parioli rreth hotelit me pamje nga Villa Borghese është fjalë për fjalë e blinduar.

Në Palazzo Chigi gjithçka është gati për takimin e kryeministrit Giorgia Meloni me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. 

Pas vizitës në Quirinale, Zelensky do të shkojë në selinë e qeverisë për të takuar Melonin. 

Të dy pritet të drekojnë së bashku dhe më pas të japin deklarata të përbashkëta për shtypin, që pritet pas orës 14:00, të cilat duhet të transmetohen drejtpërdrejt edhe nga CNN.