Berisha: Lungomarja si Rozafa

Me një shënim sarkastik, ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar premtimet e pambajtura të deputetit socialist të Vlorës, njëherësh Kryeministër i vendit, Edi Ramës. Nën titullin "Lungomarja si Rozafa", Berisha i ka marrë me radhë ato që ai i quan "bukvalet e reja të Nastradin Ramës në Vlorë!"

"Si kudo, edhe dje në Vlorë, - shkruan Berisha, - Nastradin Rama zëvendëson mashtrimet e vjetra me gënjeshtrat e reja! Kështu, 4 vjet më parë iu premtoi vlonjateve:
Korridorin Blu
Korridorin Veri Jug
Korridorin e Laberise
By passin e Vlorës
Famozen Lungomare me 6 korsi 
Aeroportin e Akernisë.

Nga të gjitha këto premtime, korridori Blu dhe ai Veri Jug dhe korridori i Labërisë flenë në kopshtin e fantazisë së tij!

By pass-i i Vlorës, për të cilin ai gjeti të gatshëm projektin dhe financimin e plotë, bëri tenderin, por ai mbeti aty ku filloi; nuk është ndërtuar as dhe një kilometër, paçka se ishte njoftuar perfundimi i tij në fund të vitit 2016.

Lungomarja famoze, që burgosi Shpëtim Gjikën, sepse kishte bërë projektin dhe nisur punimet e saj, hyri si shajaku në ujë.

Nga 6 korsi dhe bahçe me lule në mes, u katandis në dy korsi dhe mballomë betoni në mes.

Nastradini inauguroi fillimin e punimeve në gusht të vitit 2014 me zotimin se do ta përfundonte në një kohë prej 14 muajve. Edvini inspektoi punimet në qershor të vitit 2015 dhe pas një viti përsëriti mashtrimin e një viti më parë.

Dje, 34 muaj pas premtimit të parë dhe 22 muajve të premtim-mashtrimit të dytë, Lungomarja është bërë si Rozafa, nuk ka më datë përfundimi.

Per korrektese po ju rikujtoj qytetareve se per 27 muaj ka perfunduar rruga Milot - Kalimash perfshi 11,8 km tunel kurse me 18 muaj ka perfunduar rruga Ibe-Elbasan, perfshi tunelin e Krrabes 5,6 km.

Sot iu tha une e di qe me shani por lungomarja nuk perfundoi se nuk votoi Berisha vettingun.

Kurse per aeroportin e Akernise, nje premtim tjeter mashtrim solemn i tij, Nastradini me moton "shume ju kemi genjyer por do ju genjejme perseri", leshoi bukvalen e re se do ndertonte aeroport te madh nderkombetar per transport edhe te mallrave (Mashtrimeve).

Ne fund, per te embeltuar genjeshtrat e reja Rama beri nje zjafet me parate e bankes se tij familjare!"