Ja si po vijon raporti mes Efit dhe Luizit pas finales së BBVA

Çfarë ndodh në 'Big Brother' ngel në 'Big Brother'. Efi dhe Luizi patën një raport të komplikuar që kaloi në disa ulje-ngritje.

Por, goditjen kryesore e mori pas rikthimit të Efit në shtëpinë e famshme. Debatet mes tyre agravuan aq shumë sa të dy deklaruan se nuk duan as ta shohin njëri-tjetrin.

Por, java e fundit ndryshoi gjithçka. Në fakt disa gota ndryshuan gjithçka dhe ata rregulluan raportet. Raporte që mesa duket po i ruajnë edhe pas daljes.

Sot Luizi ka publikuar këngën e tij të parë në bashkëpunim me Donald Veshajn, me titull "Edhe dy shotsa". E mes njerëzve që e ka mbështetur ka qenë edhe Efi.

Ajo ka shpërndarë këngën e tyre në Instagram, duke treguar kështu suportin e saj ndaj dy miqve.