Paskuqan/ Gruaja plagos burrin me thikë pas një sherri

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Paskuqan mbrëmjen e sotme. Dyshohet se gjatë një konflikti një grua ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj.

Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi  Policisë:

Paskuqan/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.

Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.