Automjeti aksidenton shitësin te 'Kthesa e Çermës', përmbyset dhe bie në kanal

Një aksident i rëndë por fatmirësisht pa pasoja ka ndodhur pak momente më parë në Çermë të Sipërme.

Sipas dëshmitarëve një automjet me shpejtësi ka përfunduar në një kanal.

Fillimisht mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe më pas ka goditur disa arka me fruta e perime të një banori të zonës që po shiste.

Më pas mjeti ka përfunduar i përmbysur në kanal.

Raportohet se nuk ka të lënduar rëndë..