‘Larg duart nga Turqia’/ Pse u revoltua kundërshtari i Erdoganit me Kremlinin

BILD

Sulm frontal ndaj Kremlinit!

Kandidati për president i Turqisë, Kemal Kilicdaroglu ka akuzuar Rusinë se po krijon dhe shpërndan përmbajtje të rreme në fushatën zgjedhore të Turqisë.

“Larg duart nga Turqia”, shkroi Kilicdaroglu në Twitter të enjten në mbrëmje.

Se për çfarë fliste ai saktësisht, këtë e la të hapur. Përmbajtjet e rreme ose ‘deep-fakes’ janë disa manipulime duke përdorur teknikat e inteligjencës artificiale.

Të enjten, një nga katër sfiduesit e Erdoganit hoqi dorë nga kandidatura e tij. Muharrem Ince nga Partia e Atdheut foli për një fushatë shpifjesh. Akuzat për korrupsion ndaj tij ishin ngritur së fundmi dhe ishin shfaqur edhe pamje komprometuese.

Nëse këto janë autentike, kjo është plotësisht e paqartë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tregoi një video të pretenduar nga fushata e sfidantit të tij, Kilicdaroglu gjatë një fjalimi në Stamboll të dielën. Një anëtar i Partisë së ndaluar të Punëtorëve Kurdë PKK ishte ‘futur’ aty. Videoja të linte përshtypjen se burri po këndonte këngën e fushatës së opozitës.

Më 14 maj, popullit në Turqi i kërkohet të zgjedhin një president dhe një parlament të ri. Sondazhet parashikojnë një garë të ngushtë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, i cili kandidon si kandidat i një aleance prej gjashtë partish me prirje të ndryshme ideologjike. Kilicdaroglu aktualisht ka një epërsi të lehtë.