Çim Peka: Arrestimi i Belerit, për grabitjen e pronave të Himarës, 'familja' Rama, investitore strategjike
"Prapaskena e arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri është grabitja e pronave të bregdetit dhe jo votat".
Kështu e analizon gazetari Çim Peka urdhrin e prokurorisë së Vlorës që u zbatua nga policia mbrëmjen e djeshme, duke vënë në pranga Belerin, me pretekstin se po blinte vota për 14 Majin.
Në studion e Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Peka tha se bregdetin Rama po ua jep të ashtuquajturve investitorë strategjikë të cilët janë njerëz pranë kryeministrit.
Por, shtoi Peka, në kushtet kur Rama rrezikon të humbasë të gjitha bashkitë e bregdetit, kërkon të mbajë Himarën duke burgosur kandidatin.
"Edi Rama kërkon të kapë bregdetin me ndërtues, se aty janë paratë. Po të pyesësh ku ia vlen të investosh në imobilar, të thonë në bregdet, këtu do të bien çmimet, atje do kapin majat. Aty po investohet, pastrim parash. Në Sarandë është në avantazh kandidati i opozitës sepse ka dalë një kandidat i pavarur, ish-kryetar i PS, me sondazhet e Ramës del 6-8%. Rama shkon në Sarandë, fillimisht e josh, tashmë ka lëshuar policinë që ta kërkojë në çdo brimë që të tërhiqet. Po i ikën bregu i detit në Sarandë. Investitorët strategjikë me lejen e Ramës aty do ta kenë të vështirë. Çfarë janë investitorët strategjikë? Janë familja e Ramës. Merreni dhe shikoni ku bredh dhe ku i kalon pushimet vëllai i Edi Ramës Olsi Rama, me kë rri dhe kush ndërton në jug.
Shkoni dhe shikoni nga Vlora në Sarandë ku është Olsi Rama, me kë shoqërohet dhe kush janë ndërtuesit dhe e shikon se kush janë investitorët strategjikë. Sarandën e ka thuajse të pamundur. Vlora ka pak det. Durrësi i është vështirësuar me idenë që e ka të pamundur, me miliona euro po joshen kandidatët e opozitës që të tërhiqen, po i bëhet e pamundur edhe Durrësi. Vlora ka pak bregdet dhe është Himara. Kur e pa që nuk kishte rrugë tjetër për ta penguar opozitën që të merrte Himarën, improvizoi këtë që i bëri. Futi një provokator të vetin, i tha dikujt ke 400 mijë lekë të vjetra për vota dhe shkon dhe e arreston, edhe këtë nuk e paskan me video por me audio, pasi ka 1 muaj që e shantazhon dhe kërcënon, kur e pa se ishte e pamundur ta thyente, u detyrua të bënte këtë. Sepse nuk mundet Rama të tolerojë dhe falë bregdet, aty po fut paratë e tij dhe të krimit, Sarandën thuajse të pamundur, Himarën iu rrezikua dhe s'po e merrte, Vlora nuk është se ka ndonjë vlerë te pjesa e bregdetit, Durrësin e ka shumë të rrezikuar.
E njëjta histori është edhe në Lezhë ku po kërcënon ky banditi i Lezhës. Dhe aty është investuar maksimalisht se ku do t'i çojë paratë dhe ai shpiku investitorin strategjik për të grabitur pronat e kujtdo në bregdet. E gjitha është çështje pronash dhe jo votash, se Himara nuk i duhet për vota, sa vota ka Himara, nuk i duhet për 2025 - janë pronat. Ky është arrestuar se Rama do njeriun e tij aty për pronat. E sigurt është që ai njeri është kandidat, sepse pa një vendim të formës së prerë që e dënon dhe nuk i ndalohet kandidimi. Por kjo e dëmton, e mban në qeli, nuk e le të dalë në fushatë, ndërkohë këta bastardët e tij kanë dalë në terren dhe po blejnë vota me miliona euro. E arreston se një njeri i afërt i kandidatit të opozitës në Himarë paska folur në banjo... Prokuroria është vendosur tërësisht në funksion të tij.
Sa video publikojmë ne në ditë që erdhën socialistët dhe na ofruan para? është ndaluar ndokush? Nuk janë ndaluar as ata që kanë marrë paratë dhe jo më ata që japin paratë. Video pafund. Do fakte në publik? Merr këngëtarët që dalë pro Erion Veliajt sa para kanë marrë nga buxheti i bashkisë? Se thonë që bashkia sponsorizon koncertet, jo, nuk ka shans. Dua Lipa nuk mund të shkojë kurrë në Neë York dhe Londër t'i thotë kryetarit të bashkisë unë do jap koncert, sa sponsorizon ti? Jo, këngëtarët e famshëm në botë pasurohen dhe bëjnë jetë luksi sepse kanë audiencën e tyre. Ka radhë biletash për koncertet e këtij niveli. Nuk mundet kjo të shkojë dhe t'i kërkojë kryetarit të bashkisë më sponsorizo koncertin. Se mund të justifikohet ky i bashkisë këtu se erdhi dha koncertin dhe bashkia dha 200 apo 700 mijë euro. Jo, nuk mund t'i japësh ti. Ajo nëse do të vijë në koncert ka bileta, mbushet sheshi, mbaron punë dhe ikën. Shyqyr që na vjen. Por kjo është blerje e pastër. Do të kapësh ti blerës votash? Ke vendim të fundit të kryeministrit, pagë shtesë dhe pension shtesë vetëm për muajin e zgjedhjeve. Në bankë i ke 160 milionë euro. Ja ku e ke blerjen e votave. Prandaj, e gjitha ajo që bëhet në Himarë, është beteja për pronat, është familja Rama, njerëzit e afërt, investitorët strategjikë, pastrimi i parave të drogës", tha ai.