FOTO/ Rrënimi i Gjirokastrës dhe bypass-kulari që do t'i marrë frymën

"Rrënimet e banesave në Gjirokastër nuk kanë të sosur. Mediat japi raportime të shpeshta të dëmeve. Ç'po ndodh ne Gjirokastër?!"

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ngre shqetësimin se “asnjëherë si tani rreziku i shembjeve nuk ka qënë më i madh. Kronika që vijne përditë nga të tëra televizionet dhe gazetat janë të tmerrshme.

Heqja nga lista e monumenteve të kulturës të kategorisë së dytë e 236 banesave në Gjirokastër - pa asnjë debat paraprak dhe duke e fshehur pas një veprimi administrativ që e quajnë shpallje e monumenteve të kategorisë së dytë - është një lajm shumë ogurzi.

Në vend që të mirëmbahen dhe restaurohen banesat, zgjidhet rruga e fshirjes së tyre fare nga lista. Dhe për më tepër, Gjirokastrës i kanoset një rrezik i ri, i krijuar me dashje, nga njeriu, “Bypassi” që kërkon t’i marrë frymën, kalasë, si një kular i shëmtuar.