Mungon vetëm zyrtarizimi, Roma rinovon kontratën me mbrojtësin anglez
Mungon vetëm zyrtarizimi, që mund të vijë që ditën e sotme, ose në ditët në vijim. Rinovimi i Chris Smalling me Romën tashmë mund të konsiderohet diçka e kryer pasi të dyja palët kanë arritur marrëveshje totale dhe firma në kontratën e re është hedhur.
Mbrojtësi anglez, i cili ka shkëlqyer nën drejtimin e Jose Mourinhos, do të qëndrojë i lidhur me Romën të paktën edhe për dy sezone të tjera. Sipas mediave italiane bëhet me dije se Smalling nga kontrata e re do të përiftojë rreth 3.5 milionë euro në sezon.
Ditën e djeshme, vetë agjenti i mbrojtësit anglez, James Featherstone udhëtoi drejt kryeqytetit italian për të mbyllur edhe detajet e fundit të kontratës. Tashmë e vetmja gjë që mungon është zyrtarizimi i marrëveshjes që mund të vijë nga momenti në moment.