FOTOLAJM/ Benet Beci fushatë me Valdrin Pjetrin që 'dogji' dekriminalizimi për dënimin në Itali
Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka zgjedhur që pjesë të fushatës elektorale të bëjë dhe Valdrin Pjetrin.
Kujtojmë se Pjetri ishte kandidati i zgjedhur nga votimi monist në 2019 dhe më pas u shkarkua pasi kishte gënjyer për formularin e dekriminalizimit pasi rezultonte i dënuar për drogë në Itali.
Beci e di shumë mirë që është në një pozitë të vështirë pasi humbja me 14 maj është e sigurt dhe po tenton në çdo mënyrë të mundshme duke bërë aleancë me këdo për të shmangur këtë humbje.
Vetë Edi Rama deklaroi disa vite më parë se gaboi kur kandidatoi Valdrin Pjetrin në Shkodër.
Kjo për shkak të vetë rrethave që rrodhën më pas, kur PS nuk arriti të marrë dot kryeqendrën e veriut edhe pse kandidoi e vetme në 30 qershor 2019.