Berisha: Fushata e rilindjes, ditën e parë tritol, ditën e fundit arrestime

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshkruar me një foto të vetme fushatën e rilindjes dhe Edi Ramës.

Në ditën e parë të fushatës, i’u vendos tritoli kryetarit të PD-së në Vaun e Dejës, kurse në ditën e fundit, u arrestuar kandidati i opozitës në Himarë, Fredi Beleri.

‘Foto përmbledhëse të ditës së parë tritol dhe ditës së fundit arrestime të fushatës së Rilindjes’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në postimin e tij në Facebook.