VIDEO-SYRI TV/ Zef Hila: Çështjet sociale prioritet ynë
Bashkia e Vaut të Dejës do të ketë vëmendje të shtuar për çështjet sociale. Zotimi u bë nga kandidati i Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Zef Hila, teksa nënshkroi dhe një kontratë me Qendrën sociale ‘Hapa të Lehtë’.
Nga SYRI TV
Kandidati i Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Zef Hila ka firmosur Kontratën Sociale me Qendrën ‘Hapa të Lehtë’ duke marrë zotimin kështu që në rast të fitores në zgjedhjet lokale si kryetar i bashkisë do ti bëjë prioritetet e Kontratës Sociale të Vaut të Dejës, pjesë të planeve të punës së bashkisë për 4 vitet e ardhshme.
Në fjalën e tij gjatë këtij takimi kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Zef Hila ka evidentuar prioritet e tij në raport me çështjet sociale, të cilat do të krijojnë ndërtimin e tre qendrave sociale, ndërkohë që prioritet do ti kushtohet transportit publik.
Zef Hila ftoi qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit në 14 maj.