Pochettino në stolin e Chelsea, tekniku kërkon të zgjidhë çështjen 'Lukaku'
Trajneri i Chelsea nga sezoni i ardhshëm me shumë mundësi do të jetë argjentinasi Mauricio Pochettino. Ish-tekniku i PSG dhe Spurs do të nisë menjëherë me kërkesa në stolin londinez.
Sipas “Daily Mirror”, një nga çështjet e para që do të zgjidhet është ajo e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg mund të kthehet nga huazimi i tij nga Interi për të veshur sërish fanellën e “Bluve të Londrës”.
Te Chelsea mungon një sulmues i parë dhe për këtë arsye Pochettino do të vlerësojë 29-vjeçarin. Interi është ende i pavendosur nëse do të vazhdojë negociatat me anglezët për të blerë përfundimisht belgun.
Sezoni aktual i Lukakut nuk ka qenë edhe aq i mirë, pasi që në nisje të sezonit ai u ndesh me një dëmtim që e la jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme.