Gjokutaj: Mafia e tokave në bregdet dha urdhrin për arrestimin e Belerit, Rama ekzekutuesi i këtij arresti

Avokati i njohur Genc Gjokutaj, ka komentuar arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, me akuzën e shit-blerjes së votës.

Në postimin e tij në Facebook, Gjokutaj thotë se kryeministri Rama është ekzekutori i këtij arresti, ndërsa shton se urdhër-dhënëse është Mafia e tokave të grabitura në bregdet dhe pastruesit e parave me to!

Postimi i plotë:

Kandidati per Kryetar Bashkie ne Himare Fredi Beleri eshte arrestuar 2 dite para zgjedhjeve! KM eshte ekzekutori i ketij arresti! Urdherdhenese eshte Mafia e tokave te grabitura ne bregdet dhe pastruesit e parave me to! Prandaj me 14 Maj e gjithe Himara ne votime per te shpetuar veten dhe te gjithe Shqiperine! G✌️🇦🇱🙏