Adriano: Inter mund të arrijë në finalen e Champions dhe të mposhtë këdo
Ish-sulmuesi i Interit, braziliani Adriano, beson se zikaltrit do të arrijnë në finalen e Champions League dhe se nuk kanë pse të kenë frikë në atë ndeshje.
Interi në ndeshjen e parë gjysmëfinale ka mposhtur Milanin me rezultat 2-0 dhe tani është në pritje të ndeshjes së dytë në të cilën do të jetë “mikpritës në letër”. Interit para ndeshjes së kthimit ka një epërsi preh dy golash e cila u dha nga Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan.
Adriano është jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatin dhe ndjek rregullisht ndeshjet e klubit për të cilin ka luajtur për gjashtë vite.
“Nuk i humbas ndeshjet e Interit, është një dashuri që do të më qëndrojë përgjithmonë. Kam festuar fitoren ndaj Milanit, më ka bërë përshtypje qasja ndaj ndeshjes dhe rezultati. Asgjë nuk është vendosur, por shpresoj të arrij finale. Interi mund të mposhtë këdo. Ne duhet të shkojmë në Stamboll me kokat lart dhe pa frikë, pavarësisht një kundërshtari të fortë”, tha braziliani.
Adriano luajti për Interin për gjashtë vite, në periudha të caktuara ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë, por për shkak të ngjarjeve jashtë fushës, karriera e tij “doli jashtë binarëve”.
Kundërshtari eventual i Interit, nëse kalon në finalen e Champions League, do të jetë më i mirë se ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Manchester City dhe Real Madrid.