SYRI TV/ Tiranë, aksidentohet mjeti i ambasadës ruse, humb jetën zyrtari, në spital shoferi
Një aksident I rëndë u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në aksin Sauk- TEG, ku për pasojë ka humbur jetën një zyrtar rus dhe mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit tip Hundai, mjet i trupit diplomatik i ambasadës ruse. Burime thanë për SYRI TV se mjeti ka qenë duke udhëtuat me të paktën 180 km/h. Ndonëse edhe përpara pak kohësh mjeti ishte konstatuar nga makinat inteligjente 2 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ambasada ruse nuk ka reaguar ende lidhur me ngjarjen.
Syri tv
Aksidenti që I mori jetën pasagjerit, shtetas rus dhe mbeti I plagosur drejtuesi I mjetit u regjistrua mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:10 në aksin Sauk - TEG. Burime nga grupi hetimor thanë për SYRI TV se shkak dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara. Me të paktën 180 km/h ka qenë duke udhëtuar mjeti tip Hundai me targa CD, që i përket trupit diplomatik të ambasadës ruse.
Sipas dinamikës të krijuar nga grupi hetimor i cili menjëherë pas sinjalizimit në sallën operative për aksidentin ka mbërritur në vendin e ngjarjes.. Drejtuesi i mjetit mësohet se fillimisht u përplas me mbrojtëset metalike të rrugës dhe më pas me bordurën. Me pas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka ndale nga rruga duke u goditur me trafikndarsen. Burime për gazetaren e Syri TV, Bleona Sari kanë bërë me dije se automjeti në fjalë ka qenë disa herë shkelës i rregullave te qarkullimit rrugor. Kryesisht shkeljet janë konstatuar ne shpejtësinë tej normave te lejuara. Automjeti në të paktën 2 raste është konstatuar nga makina inteligjente duke udhëtuar tej normave te lejuara. Edhe pse ka qene se është mjet i trupës diplomatike me targa CD mjeti është shpallur ne ALERT. Lidhur me këtë është venë në dijeni dhe ambasada ruse në Tiranë. Ndonëse kjo e fundit ende nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen.