Ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare ish-lojtarja e përfaqësueses së Brazilit, shihni mesazhin emocionues dy ditë para vdekjes
Volejbollistja braziliane Paula Borgo ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, bëjnë të ditur mediat nga ky shtet i Amerikës së Jugut.
Paula u diagnostikua me kancer në stomak gjysmë viti më parë dhe dy ditë më parë, në përvjetorin e martesës, ajo postoi një mesazh emocionues në Instagram.
"Na kaloi dita e 5-te dhe unë nuk isha mire. Ditën e 5-të e kaluam në spital, ti u kujdese për mua dhe me tregove sa shumë më doje. Kam dëgjuar shumë histori për burrat që lënë bashkëshortet e tyre kur sëmureshin, Carlos ishte krejt ndryshe, më tregoi se sa shumë më donte, më tregoi se ishte njeriu që më dërgoi Zoti. Dashuri, kam shumë gjëra të mira për të thënë për ty, kaq shumë tekste për të shkruar për karakterin tënd, shumë fjalë të bukura për të thënë për qenien që je. Thjesht dua që të gjithë të kenë privilegjin të kenë Carlos në jetën e tyre, një djalë si Carlos, një burrë, një vëlla, dhe Carlos me siguri do të ishte një baba i shkëlqyer”, ka shkruar Borgo në postimin e fundit në Instagram.
Paula luajti për klubet braziliane deri tre vjet më parë kur shkoi në Kale 1957 Spor në Turqi.
Klubi i saj i fundit ishte Bergamo dhe me kombëtaren braziliane fitoi medaljen e argjendtë në Ligën e Kombeve në vitin 2019 dhe ishte kampione e Amerikës së Jugut.