‘U dhunua nga kryebashkiaku dhe deputeti i PS në Maliq’/ Edmond Spaho i kallëzon në polici

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kallëzuar në polici dhunën e ushtruar nga kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu dhe deputeti socialist Ilir Pëndavinji, gjatë një takimi elektoral të paligjshëm që kishin organizuar këta të fundit me fermerët, ku i premtonin targimin e mjeteve bujqësore të punës.

Pas konfliktit dhe dhunës së ushtruar ndaj Spahos, deputeti demokrat i është drejtuar organeve të rendit, ku dhe ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja.

Spaho ka kërkuar ndjekjen penale të kryebashkiakut Gëzim Topçiu dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm elektoral.