PD Sarandë: Ksamili po bie në duart e mafies e oligarkise të veshur me pushtet politik
Kryetarja e Partisë Demokratike e Sarandës Manjola Nikollo ka denoncuar gjatë ditës së sotme pushtimin e pronave në Ksamil nga mafia e rilindjes.
Reagimi i plotë:
Çdo minutë, çdo orë e çdo ditë që po kalon, Ksamili po bie në duart e mafies e oligarkise të veshur me pushtet politik.
Një tjetër projekt për investim strategjik do t’i rrëmbejë ksamilioteve siperfaqje të madhe toke në zonen e quajtur “Baxho”.
Sipërfaqja e projektuar për të kaluar në favor të privatit tashmë po i nenshtrohet projektit arkitekturor dhe ashtu si hyrja e Ksamilit, edhe kjo zonë do i nënshtrohet vendimit me firmë qeverie për tu bërë kompleks turistik.
Të gjithë janë në dijeni te kësaj, por qytetaret e thjeshtë heshtin sepse askush nuk i degjon më, askush nuk i perkrah më.
Ashtu siç mbijnë çdo orë e çdo ditë në Ksamil kioskat e ndertimet pa leje me bekimin e strukturave lokale duke zaptuar çdo siperfaqje publike të mbetur bosh, ashtu po firmosen edhe projektet e mëdha qe nuk marrin vetem publiken, por edhe djersen e mundin shumevjecar të banorëve të ndershëm të Ksamilit.
Jemi në emergjencë kombëtare por sidomos lokale nga keta zaptues pronash që nesër do na hyjnë edhe në banesa.
Qytetarë, ngrihuni në këmbë e reagoni me vote në 14 Maj!