Guardiola: Messi do të bëjë të pamundurën që të kthehet në Barcelonë
E ardhmja e futbollistit argjentinas Lionel Messi është e pasigurt dhe ish-trajneri i tij Pep Guardiola beson se ai do të bëjë gjithçka për t'u kthyer në Barcelonë.
Guardiola foli për ESPN për Messin dhe klubin katalanas dhe theksoi se ai është një tifoz i Barcelonës që shpreson që një ditë tifozët "do të jenë në gjendje t'i thonë lamtumirë Messit ashtu siç e meriton".
Trajneri aktual i Manchester City-t shtoi se “Messi do të bëjë gjithçka për t’u rikthyer në Barcelonë”dhe meqenëse kontrata e tij me PSG-në skadon në fund të sezonit, katalanasit e duan atë të kthehet në radhët e tyre.
Guardiola tha në një intervistë se Leo është "lojtari më i mirë i të gjitha kohërave", si dhe se "Barcelona ka shpërthyer në 12 vitet e fundit, gjë që nuk do të ishte e mundur pa Messin".
“Nuk po flas për numrat këtu, por për pjesëmarrjen në lojë, bukurinë e lojës së tij, efikasitetin e tij, gjithçka”, tha Pep.
Kur Messi u largua nga Barcelona, ishte një tronditje për klubin dhe tifozët.
"Kurrë nuk e kam besuar se do të ndodhte. Jam i bindur se presidenti Joan Laporta e do Messin dhe që kur u largua, Laporta ka thënë se e meriton një lamtumirë sepse është një person kaq i rëndësishëm. Leo e ka ndihmuar shumë Barcelonën që të bëhet klubi me i madh. Kur një person ka kaq madhështi atëherë duhet ti thuash lamtumirë në mënyrën e duhur. Ai u largua për shkak të një situate shumë të vështirë financiare, për shume arsye që nuk do të flas. Shpresoj që një ditë kur të jem në vendin tim, unë mund të ngrihem dhe të duartrokas dhe t'i them lamtumirë Messit siç e meriton. E di që Laporta dhe Messi do të përpiqen, se ai dhe familja e tij do të marrin dashurinë e tifozëve të Barcelonës, si dhe mirënjohjen dhe respektin për gjithçka që ka bërë për klubin”, përfundoi Guardiola.