Manipulimi i të dhënave në rrjet/ Tedi Blushi: Kandidati pakistanez i ‘rilindjes’ në Korçë
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ka ironizuar kryebashkikun socialist Sotiraq Filo, duke e quajtur ‘kandidati pakistanez i rilindjes në Korçë’.
Në postimin e tij në Facebook, Blushi ka nxjerrë provat se si Filo ka manipuluar të dhënat për të rritur ‘talkin abort’ dhe ‘google trends’.
‘I braktisur nga korçarët, Sotiraqi ka filluar të flasë me pakistanezët! Nuk ka faj! Korça nuk e do dhe nuk e dëgjon më!’, shkruan Blushi.
Postimi i plotë:
KANDIDATI PAKISTANEZ I "RILINDJES" NË KORÇË!
Sotiraq Filo kandidon për Kryetar Bashkie në Pakistan! Po ç'do aq larg bre Raqkë?! ??
Shihni si i rrit "talking about" edhe "google trends"!
I braktisur nga korçarët, Sotiraqi ka filluar të flasë me pakistanezët! Nuk ka faj! Korça nuk e do dhe nuk e dëgjon më!
Më 14 Maj Korça voton për Ndryshimin, për Ledina Alollin dhe #BashkëFitojmë!