SYRI TV/ Bashkia Lezhë, projekte elektorale, banorët: Punime për vota, nuk na shërbejnë

Bashkia Lezhë ka vijuar me projekte elektorale në Tale. Banorët të revoltuar shprehen se ujësjellësi me vlerë 6.5 miliardë lekë dhe ndërtimi i trotuarit në rrugën kryesore nuk i sjell dobi komunitetit. Ata i shohin ndërhyrjet si tentativë për të fituar votën e qytetarëve.

Nga SYRI TV

Banorët e Tales në Lezhë kundërshtojnë punimet që po bën bashkia për fushatë elektorale. Në formën e protestës, banorët thonë se ndërtimi i ujësjellësit me vlerë 6.5 miliardë lekë dhe trotuari në rrugën kryesore janë dy investime që nuk i shërbejnë askujt.

Ata shprehen se  nuk janë pyetur për projektet, ndërsa ndërhyrja bëhet sa për të marre vota.

Prej pak javësh, bashkia Lezhë e drejtuar nga Pjerin Ndreu ka nisur të shtrojë me asfalt elektoral disa nga rrugët që për 4 vjet nuk u kujtua duke lënë në harresë banorët të cilët i besuan premtimit të dhënë 4 vite më parë.