‘Arrestimi i Fredi Belerit’/ Hysni Sharra: Prokuroria pa prova...Ramës nuk i dalin llogaritë në Vlorë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vlorë, Hysni Sharra ka reaguar sot duke e quajtur të paligjshëm arrestimin e kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri mesnatën e kaluar.

Në një prononcim për News 24, Sharra tha se në rastet e arrestimeve në flagrancë, duhet të jenë të pranishëm një shitës dhe një blerës votash, ndërkohë që Beleri ishte me avokatin e tij dhe me një bashkëpunëtor ndërkohë që u shoqërua nga policia.

Sharra: Nga informacionet që kemi, na është thënë që është një arrestim i paligjshëm, pa asnjë provë. Arrestimi në flagrancë kërkon disa kushte, duhet të ketë një shitës votash, një blerës votash, duhet të ketë dhe ca para aty. Kandidati ka qenë me avokatin e tij dhe një bashkëpunëtor. Edhe në video duket që është me personat e stafit të tij. Ky arrestim është i paligjshëm. Ramës nuk i dalin llogaritë në qarkun e Vlorës. Rama e do fushën bosh si në 2019.

Nga prokuroria është komunikuar që do bëhet arrestim për blerje votash. Është kërkuar informacion se kush është shitësi dhe kush është blerësi i votave dhe prokuroria ka thënë “kaq informacion mund të japim”. Me këtë kuptohet qartë çfarë ka ndodhur.