PROVA/ Rama gënjen edhe me ndjekjen në FCB. Blen ndjekës ‘fake’
Kryeministri Edi Rama prej kohësh ka ngritur një armatë që merret me median sociale.
Por pavarësisht kësaj, numri i ndjekësve të tij është shumë i ulët, çka e ka detyruar të blejë ndjekës ‘fake’ kryesisht nga vendet e largëta aziatike.
Ky fakt u provua qartësisht mbrëmjen e kaluar, kur Rama dhe kreu i opozitës, Sali Berishës ishin në ‘prime time’ për herë të fundit përpara zgjedhjeve lokale.
Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ndërkohë që në Facebook e ndiqnin 15 mijë ndjekës në kohë reale. Por edhe pse kjo shifër ishte shumë e lartë, në fund ai përfundoi me vetëm 66.2 mijë shikime në total, duke provuar se ndjekësit janë falsë.
Kurse kreu i opozitës, Sali Berisha, ishte i ftuar në emisionin e Grida Dumës.
Ndërkohë Berisha kishte 1900 ndjekës në kohë reale, duke përfunduar me 66.4 mijë shikime në totale, më lart se kryeministri Edi Rama.
Gënjeshtra e Edi Ramës doli qartë në pah, ndërkohë që kryeministri vazhdimisht e përdor praktikën e ndjekësve të rremë për të krijuar idenë se po ndiqet shumë.
Kjo është një praktikë e ndjekur përgjatë gjithë fushatës nga vetë Edi Rama, por edhe nga Erion Veliaj dhe të tjerë kandidatët socialistë.
Një tjetër manipulim për të krijuar idenë e ndjekësve të shumtë është edhe ajo e karrigeve në tubime, për të dhënë idenë se sheshet janë duke u mbushur.
Në thelb, e gjitha është një fushatë false.