Në videon e JD Football nga rrugët e Madridit, shihet se tifozët e Cityt e shprehin hapur preferencën për të mposhtur Man United në finalen e FA Cup se sa për të fituar Champions.

“Nëse do të ishit nga Manchesteri, do ta kuptonit pse nuk do të donit të humbisnit finalen e FA Cup për trofeun e Champions League”, tha një tifoz dhe të gjithë ranë dakord.

"Nuk ka mundësi shok. Ti shkon në punë çdo ditë ku janë tifozët e United", "Do të më duhet t'i dëgjojë ata gjatë gjithë javës", shtuan tifozët e tjerë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/12/auto_Screenshot_51683884001.png", "width": 900, "height": 594 } }

Tifozët e Cityt befasojnë me përgjigjen: Fitimi i Champions League apo FA Cup?

Tifozët e Manchester City, të cilët udhëtuan drejt Madridit për gjysmëfinalen e Champions League kundër Real Madridit, u pyetën nëse do të preferonin të fitonin  FA Cup apo Champions League dhe përgjigjet ishin krejtësisht befasuese.

Manchester Cityt i mungon trofeu i Champions League. Anglezët janë përpjekur ta bëjnë këtë që kur arabët morën pronësinë e iu klubit, por ata arritën vetëm një herë në finale dhe humbën ndaj Chelsea në 2021 me një gol të Kai Havertz.

City është zakonisht favoriti i parë në prag të sezonit për të fituar Champions League, por asnjëherë nuk ka qenë më favorit se këtë sezon. Qytetarët janë afër dhe pas 1-1 në Madrid ndaj Realit, kanë edhe gjysmën e punës për të qenë në finalen e madhe të Stambollit.

Megjithatë, për shumë fansa fitorja në këtë kompeticion nuk është prioritet. Duke qenë se Manchester City është në finalen e FA Cup ndaj rivalit më të madh të qytetit, Manchester United, tifozët e këtij klubi janë pyetur në rrugë se cilin titull do të preferonin të fitonin.

Natyrisht, për tifozët më të zjarrtë të Cityt, është akoma më e rëndësishme të mposhtin rivalin e hidhur të qytetit, Manchester United, sesa të fitojnë të vetmin trofe që u mungon.