'Pas sulmeve të Ramës, rrëmbehet Fredi Beleri', Meta: Ky regjim i tmerruar nga vota e lirë po jep shpirt…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj rrëmbimit nga policia të kandidatit të opozitës në Himarë.
"Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë", thotë Meta.
Kreu i Partisë së lirisë me mesazhin e tij bën thirrje për pjesëmarrje të madhe në votimet e së dielës.
POSTIMI I PLOTE
Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje!
Ky është ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.
Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë.
Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil.