Kaq e veçantë! Kjo veshje e Beyoncé-s fiksoi internetin
Beyoncé filloi turneun e saj të shumëpritur botëror “Renaissance” në Suedi të mërkurën dhe ende interneti nuk e ka marrë veten nga magjia e performancave të saj. Si përherë, veshjet e Queen B ishin të përkyera, por njëra specifikisht tërhoqi më tepër vëmendje.
Vëhet fjalë për një trupore të markës spanjolle Loewe. Siç mund ta shihni, detaji i veçantë janë duart në pjesën e këmbëve, gjoksit, zonën intime dhe të pasmeve të saj.
Beyoncé e kompletoi look-un me një palë doreza lateks të zeza që ndihmonin për të krijuar iluzionin optik me duart.
"Kjo veshje Loewe që ka veshur Beyoncé do të jetë në librat e historisë," shkroi një përdorues në Twitter.
Veshja u konceptua nga drejtori artistik i Loewe, Jonathan Anderson, i cili është ndër stilistët më të kërkuar të modës në botë.
@xtianknowless HEATED ? Stockholm 11.05 #beyonce #renaissanceworldtour #renaissancestockholm #Renaissance ♬ sonido original - Cristian Knowles