Beleri u arrestua dy orë pas kërcënimit të Ramës, ambasadorja greke shkon në MPJ
Këtë të premte, ambasadorja greke në Tiranë, Kostandina Kamici, ka zhivilluar një takim në Ministrinë e Jashtme, ku ka shprehur shqetësimin në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.
Ambasadorja Kamici ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është takuar me një nga drejtorët e ministrisë që mbulon çështjet me Greqinë dhe jo me Ministren e Jashtme.
Sipas burimeve për mediat, nuk ka patur ndonjë shkresë të dorëzuar nga ambasadorja por diplomatja ka ngritur shqetësimin e arrestimit të Fredi Belerit.
Pra, shqetesimin e saj ambasadorja greke ia ka përcjellë verbaliksht drejtorit përkatës që ka zhvilluar takimin.
Në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit nuk ka ende asnjë komunikatë zyrtare, ndërkohë që dyshohet se ai është ndaluar nga prokuroria e Vlorës për shit-blerje votash.
Kujtojmë se kandidati i opozitës Fredi Beleri u arrestua vetëm dy orë pas kërcënimit që i bëri live kryeministri Edi Rama.