Nuk ka asgjë për të luftuar këtë sezon, Lampard thërret një 14-vjeçar në stërvitje me ekipin e parë
Me Chelsea që e ka siguruar mbijetesën dhe nuk ka më asgjë për të luftuar këtë sezon, trajneri Frank Lampard kërkon t’u japë një shans të rinjve.
Ditën e enjte është parë në stërvitje me skuadrën e parë, kapiteni i ekipit U-14 të Chelsea, Charlie Holland.
Talenti i akademisë është parë i emocionuar, ndërsa merrte pjesë në seancën e parë të stërvitjes me kampionët në “Cobham”.