‘Më 14 maj, Lezha zgjedh ndryshimin’/ Meta: Pashk Gjoni mbledh të gjithë lezhjanët e të gjitha partive

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka veçuar kandidatin demokrat të dalë nga proceset e primareve për Bashkinë Lezhë, Dr. Pashk Gjonin, si kënaqësi e kësaj fushate elektorale.

‘Dr.Pashk Gjoni do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Lezhës, sepse ai gëzon një mbështetje dhe respekt të jashtëzakonshëm dhe rreth emrit të tij janë bashkuar të gjithë lezhjanët, të të gjitha partive’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë:

Një nga kënaqësitë e kësaj fushate elektorale ka qenë njohja me Dr.Pashk Gjonin.

Dr.Pashk Gjoni do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Lezhës, sepse ai gëzon një mbështetje dhe respekt të jashtëzakonshëm dhe rreth emrit të tij janë bashkuar të gjithë lezhjanët, të të gjitha partive.

Më 14 Maj, Lezha do të zgjedhë Ndryshimin dhe me Dr. Pashk Gjonin, Bashkia e Lezhës do t’i rikthehet qytetarëve.

Bashkë?Fitojmë!✌️??

#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Lezhë #PashkGjoni #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim