FOTO/ Mesfushori i Juventusit tregon 'provat' për penalltinë që iu mohua

Juventus dhe Sevilla barazuan 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League dhe publiku në Itali po flet shumë për penalltinë e padhënë për skuadrën torineze.

Situata e diskutueshme ndodhi pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-0 për ekipin mysafir.

Kështu, Loic Bade goditi me këmbën e ngritur lart Adrien Rabiot, i cili ishte i pari që arriti topin.

Shikoni situatën e diskutueshme këtu.

Edhe pse futbollisti francez kërkoi penallti, arbitri dhe VAR heshtën, ndaj vendasit protestuan ashpër.

Rabiot iu afrua arbitrit dhe tregoi se si dukej këmba e tij pas goditjes së marrë.

“Edhe pse menjëherë ia tregova goditjen arbitrit, ai nuk reagoi. VAR-i nuk u përgjigj, por unë nuk jam nga ata që ankohem. E ndjeva goditjen, prandaj qëndrova shtrirë. Pashë në video dhe më duket se ishte një penallti e pastër”, tha Rabiot.

Juventus arriti të barazojë në 1-1 në minutën e gjashtë shtesë kur Gatti shënoi pas një asistimi nga Paul Pogba dhe ndeshja në Spanjë javën e ardhshme është vendimtare.