VIDEO/ Aksident tragjik në Sauk, makina e ambasadës ruse shkatërrohet nga përplasja - ka viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në autostradën e TEG-ut.

Syri.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. 

Nga pamjet duket që automjeti i aksidentuar është shkatërruar nga përplasja e fortë me bordurat anësore të rrugës. 

Burime bëjnë të ditur se makina është me targa diplomatike CD dhe i përket ambasadës ruse në Tiranë. 

Dyshohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Automjeti i aksidentuar ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. 

Në vendin e ngjarjes, krahas policisë dhe autoambulancës, ndodhet edhe shërbimi zjarrfikës për nxjerrjen e trupave nga makina e shkatërruar.