Arjan Hoxha përmbyll fushatën në Kamëz: Hoxha: Me 14 maj votoni për ndryshimin
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit në Kamëz, ku u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshimin.
Teksa hodhi akuza ndaj kryebashkiakut socialist Rakip Suli për korrupsion dhe lënien në harresë të qytetarëve, Hoxha deklaroi se pas 14 majit, Bashkia do të jetë në shërbim të tyre. Ai theksoi se programi për drejtimin e Kamëz, ka në qendër punësimin dhe mirëqenien.
Është programi më dinjitoz që ka hartuar ndonjëherë një kandidat për kryetar bashkie, është programi më dinjitoz sepse është konsultuar me çdo problem, hall e shqetësim.
Kemi takuar çdo qytetar, çdo grup interesi dhe e kemi konsultuar me ekspertët më të mirë të fushave, dhe prandaj është programi më i mirë.
Ne i kemi garantuar administratës se nuk do të jenë kurrë nën varësinë e kryetarit të bashkisë, por do të jenë qytetarë të lirë.
Ne i premtojmë qytetarëve se do t’ju kthejmë dinjitetin me datën 4, atë dinjitet që është nëpërkëmbur nga qeveria e Edi Ramës.